63
Tashmë janë bërë më shumë se dy javë që prej ngritjes së barrikadave në veri të vendit.
Mbrëmë, në këtë pjesë të Kosovës, saktësisht në Mitrovicë të Veriut është raportuar edhe për një incident.
Siç bën të ditur policia, ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të saj i është thyer xhami.
Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.