fbpx

Hisen Berisha – protestuesve: Policët janë tanët, të mos i lëndojmë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka dalë para veteranëve, të cilët po protestojnë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Berisha para protestuesve ka thënë se ata kanë të drejtë në kërkesat e tyre, por nuk duhet të bëjnë protesta të dhunshme, duke lënduar policë.

“Ne jemi shumë sepse jemi ata që e kemi bërë luftën, kemi sjellë lirinë dhe e kemi bërë këtë shtet. Ju keni të drejtë për çdo gjë por këto institucione, këta policë janë tanët. Janë rezultat i gjakut të dëshmorëve andaj duhet t’i mbrojmë dhe t’i lëndojmë. Mos gaboni të dëmtoni asgjë. Nëse e prek policin, prek në gjak të dëshmorit, prek në atë që e kemi luftuar për liri”, ka thënë ai.

Gjatë protestës së sotme është lënduar një polic.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]