fbpx

Historia e 24-vjeçarit shqiptar që u maltretua dhe më pas u vra nga “Tigrat e Arkanit”

nga Revista Kosovarja

Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai turtorohet dhe me pas vritet nga “Tigrat e Arkanit”

Ron Havivi është autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Maqedonia që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai u vra nga “Tigrat e Akranit” në moshën 24 vjeçare. Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

Bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikemtën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]