fbpx

Hollësi të tjera – I vrari në Kaçanik ishte biznismen

nga Revista Kosovarja

Rreth orës 14:00 ka ndodhur një vrasje në periferi të Kaçanikut.

Raportohet se personi i vrarë është 30 vjeçari, Hasan Berisha.

Po ashtu në media po raportohet se ai ishte biznismen.

Përveç viktimës, Berisha i plagosur ka mbetur edhe një person.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes e konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]