fbpx

Horoskopi i muajit mars: Ujori dhe Peshqit

nga Revista Kosovarja

Ujori
Duhet të përvishni mëngët, pasi kjo është një periudhë e rëndësishme për ndërtimin e raporteve profesionale, përfshirë këtu edhe ata që janë lodhur duke bërë gjërat e zakonshme. Koha s’pret më. Po jua them hapur se maji do të jetë i vështirë, në mos i pamundur, ndaj ky sinjalizim duhet të shërbejë për diçka, që ju të veproni për të pasur sa më pak pengesa. Pjesa e parë e vitit 2023 është shumë intriguese. Pika juaj e fortë do të jetë krijimtaria. Saturni del nga shenja juaj dhe ju vë përballë disa zgjedhjeve drastike. Jupiteri dhe Marsi janë gjithmonë aktivë. Fusha e të ardhurave po përmirësohet, edhe pse duhet përmendur se ju jeni xhepshpuar. Nëse doni të kërkoni rritje rroge apo në detyrë, veproni mes datave 20-31.

Yje të shkëlqyera në fushën e ndjenjave. Ju kujton se yjet nuk sjellin dashurinë në shtëpi, por ju japin mundësinë për ta gjetur. Nëse jeni të vetmuar, veproni! Gjysma e parë e muajit është më e mirë se e dyta. Ju është kthyer dëshira për të dashur lirisht. Ia vlen të shijoni pasionin. Më të rinjtë mund të hedhin një hap drejt bashkëjetesës apo martesës në pranverë, ju vetëm vlerësoni gjendjen ekonomike. E rëndësishme është të bëni dallimin me iluzioneve dhe mundësive reale në dashuri.

Do të keni aq shumë gjëra nëpër duar këtë mars që s’do t’ju lënë të merrni frymë. Pranvera do të nisë në mënyrë interesante, por s’duhet të lodheni shumë pas datës 16. Kurat dhe terapitë duhet t’i nisni para majit. Duhet të ushqeheni sa më mirë.

Peshqit
Në aspektin profesional duhet të angazhoheni më shumë, pasi e keni të vështirë të mos arrini diçka me rëndësi që e doni. Saturni hyn zyrtarisht në shenjën tuaj më 7 mars dhe ky pozicionim jua shton më shumë ndjenjën e përgjegjësisë, sidomos në lidhje me më të moshuarit. Kush nga ju ka strukturuar kompaninë, është përballur me shpenzime të paparashikuara. Stresi i grumbulluar këto vitet e fundit po i lë hapësirë së ardhmes optimiste. Studentët kanë më shumë vullnet në këtë periudhë. Të vështirë do ta kenë vetëm ata që kanë kolegë apo bashkëpunëtorë armiqësorë, me të cilët lindin shpesh keqkuptime. Maji do të sjellë gjëra të bukura për të lindurit në shenjën tuaj. Datat më të favorizuara të muajit janë 16, 20 dhe 29.

Në fushën sentimentale, marsi ju garanton përgjigjet që prisnit, por nuk përjashtohet mundësia se kush nga ju ka prej kohësh një raport zyrtar, tani do të martohet ose do ta bëjë publike lidhjen. Çiftet që presin të bëhen me fëmijë, të gëzojnë, se kjo është periudha e duhur. Birësimi s’është ide e keqe. Venusi është në favorin tuaj. Lidhjet e krijuara këtë muaj nuk duhen marrë shumë seriozisht, por ju shkëputin nga disa kujtime të së shkuarës. Edhe çiftet që do të ndahen këtë muaj, s’do të kenë asnjë pendesë. Saturni ju ndihmon të jeni më të matur dhe të merrni vendime të pjekura, që ju çlirojnë nga gjëra dhe njerëz të padobishëm. Planeti i rregullave ndihmon edhe çiftet që janë ndarë dhe s’kanë arritur një marrëveshje ligjore pronash apo kujdestarie fëmijësh.

Marsi garanton më shumë qëndrueshmëri në aspektin shëndetësor. Përmirësim i dukshëm pas datës 25. Këmbët dhe kaviljet janë pikat tuaja të dobëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]