fbpx

Horoskopi i muajit prill: Ujori dhe Peshqit

nga Revista Kosovarja

UJORI
Jupiteri do ta mbështesë shenjën tuaj edhe për një muaj e gjysmë për të marrë zgjedhje apo vendime, megjithatë nga pikëpamja financiare mund të lindë një pasiguri. Prilli është një muaj disi çoroditës nga ky këndvështrim. Këshilla jonë është të mbani në kontroll shpenzimet. Disa marrëdhënie me partnerët ose bashkëpunëtorët mund të ndryshojnë. Nga maji do ta keni më të vështirë të mbështesni situatat që nuk ju pëlqejnë. Nga fundi i prillit do të ndiheni më nervozë për shkak të një aktiviteti që duhet ndryshuar, edhe ka vite që përsëritet në të njëjtën mënyrë. Ata që kanë marrë kredi apo kanë vendosur diçka në hipotekë në të kaluarën, mund të ecin përpara. Ata që janë të pakënaqur pasi bëjnë shumë dhe nuk marrin asgjë në këmbim, do të mërziten në fund të muajit. Marrëdhëniet delikate me partnerët e biznesit duhet të trajtohen me realizëm, veçanërisht nëse dikush mendon të ndërpresë një bashkëpunim ose të ndryshojë disa marrëveshje nga gjysma e dytë e majit. Kujdes nga ngurrimet, pavendosmëria dhe pasiguria. Mos bëni zgjedhje të nxituara.

Çështjet që lidhen me punën ka të ngjarë të kenë përparësi mbi gjithçka tjetër. Dhjetë ditët e para të prillit janë të trazuara në fushën e ndjenjave. Kini shumë kujdes të premten, në datën 7, por dhe 8, se mund të lindin keqkuptime për arsye të parëndësishme. Ata që janë lodhur nga lidhja e zakonshme, mund të gjejnë edhe një person tjetër. Nëse një lidhje dashurie është e rëndësishme, ajo do të vazhdojë, ndonëse me disa grindje të vogla apo kompromise. Por, nëse një marrëdhënie, pavarësisht nga përpjekjet e shumta, është më pak e vlefshme, mund t’i jepni fund nga maji. Edhe pse jeni pak të çmendur, prapë ju pëlqen siguria. Mos shpenzoni shumë dhe mos debatoni me familjarët, gjë që ju ndodh shpesh.

Qielli do të jetë i trazuar në prill. Mërkuri fillon një kalim armiqësor të kundërt, ndaj datat 20 dhe 24 janë më të tensionuarat. Dhimbje qafe, dhimbje kyçesh; mos harroni të merreni me aktivitet sportiv. Do të ishte e përshtatshme të përdorni çaj bimor për të trajtuar pagjumësinë ose tensionin nervor që mund t’ju prekë dhjetë ditët e fundit të muajit.

PESHQIT
Këtë sezon të jetës suaj yjet ju favorizojnë. Nëse ju duket e padrejtë që s’i kanë vlerësuar meritat tuaja, tani ka ardhur koha t’i dëgjoni. Marsi është në aspekt të shkëlqyer gjatë prillit, por po ashtu edhe Mërkuri pas datës 3. Për ata që sapo kanë filluar një punë, konfirmimet pritet të vijnë; çdo investim i një peshe të caktuar duhet të bëhet gjithmonë me arsyetim. Nuk përjashtohet mundësia për të përfunduar një marrëveshje për një blerje me rëndësi, si një shtëpi, për shembull. Punonjësit e pavarur në këtë periudhë mund të dyfishojnë klientët ose të zgjidhin disa probleme ekonomike duke pranuar një komision të posaçëm. I vetmi problem mund të shkaktohet nga ndonjë debat familjar ose një situatë që përfshin dikë që nuk është mirë me shëndet. Ndihma juaj do të jetë e nevojshme.

Kushdo që ka përjetuar një ndarje në dy vitet e fundit ose ka dalë nga një marrëdhënie e rëndë sentimentale, është normale të kërkojë kënaqësi dhe siguri. Në veçanti, pas datës 11, dëshira për të rregulluar situatat e jashtëzakonshme është shumë e lartë. Nëse dikush ju ka larguar nga dashuria e vërtetë, tani do të jeni në gjendje të kuptoni se cila është mënyra më e mirë për ta gjetur atë përsëri. Çiftet që kanë probleme duhet të jenë më të qetë, përndryshe mes së shtunës 22 dhe së dielës 23 rrezikoni të debatoni. Gjithçka që lind në këtë periudhë do të shoqërohet edhe me debate, por me pak durim dhe vullnet do të kapërceni çdo problem. Nëse keni pezull çështje trashëgimie, duhet të zgjidhni gjithçka brenda dy muajsh. Kujdes nga tradhtitë dhe xhelozitë.

Keni përballuar me guxim një periudhë të vështirë, por tani po humbisni energjinë dhe dëshirën për t’u rikthyer në lojë. Zgjedhje të favorshme për sa i përket shëndetit, thjesht duhet të kufizoni lodhjen dhe ankthin që ju pushton, si njerëz të ndjeshëm që jeni. Ju këshillojmë një kontroll mjekësor rreth datës 24.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]