fbpx

“Hotel Continental” hoteli ikonik i Ulqinit me pamje kah deti e Kalaja – vendi i eksperiencave të paharruara

nga Revista Kosovarja

Ulqini është vendi i pushimeve, eksperiencave të mrekullueshme, i kujtimeve të pa harruara.

Riviera e Ulqinit është pasuruar me hotelin ekskluziv në kushte dhe shërbim, “Hotel Continental”.

“Continental” është ndër hotelet më të njohura, elitare të qytetit të lashtë e të bukur të Ulqinit, që mirëpret turistë nga e gjithë bota, të cilët e kanë adresë të preferuar qytetin bregdetar të Ulqinit.

Hotel me katër yje, i cili përmbush pritshmëritë e pushuesve falë të mikpritjes, shërbimit, cilësisë së ushqimit, dhomave komode dhe pastërtisë absolute.

“Hotel Continental” ndodhet në qendër të qytetit, vetëm 5 metra larg bregut të detit, me tarraca kah deti e dielli për rrezitje, me dyqane afër dhe pamje mahnitëse të Kalasë.

Pozicionimi përballë Kalasë së njohur e fantastike të Ulqinit e të Plazhës së Vogël, e bënë edhe më magjike pamjen për të gjithë.

Dhomat luksoze që ofrojnë komoditet të plotë për mysafirët, shërbim deri në detaje, shijet e kuzhinës mesdhetare, janë vetëm disa nga ato që ofron ky vend, që e vlen të vizitohet dhe të shijohet e bukura e detit.

Për “Continental”-in mund të thuhen një mijë fjalë, por edhe vetëm një: “I pakrahasueshëm”!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]