fbpx

“Hotel Sharri” tempulli i kënaqësisë në mes të Prevallës

nga Revista Kosovarja

Ajri i pastër që të mbushë jetë, natyra e qetë dhe pamja përrrallore e maleve dhe bjeshkëve, e bëjnë Prevallen destinacion perfekt në të katër stinët e vitit. Fshati turistik i Prevalles është prekur dhe bekuar nga dora e Zotit, duke u bërë dhuratë për të gjithë njerëzit.

Në mes të këtij vendi gati hyjnor, qëndron si tempull modern hoteli ikonik “Hotel Sharri”, vendi briliant që është pikë e relaksit, qetësisë dhe kënaqeisë për qindra turistë e vizitor të cilët, arkitekturës, arredimit, shërbimit dhe kuzhinës në “Hotel Sharri” i japin notën 10-të.

Ëndrra për një pushim të përsosur me familje, miq, apo me të dashurin a të dashurën e zemres, mund të bëhet realitet i bukur në “Hotel Sharri”, vendin ku do ti thoni për pak momente, orë apo ditë lamtumirë zhurmës, streseve dhe kaosit të përditshmërisë.

Në çdo cep të hotelit dhe restaurantit do të gjeni oazen tuaj të qetësisë dhe rehatisë. Hoteli ofron dhoma luksoze, SPA dhe villa për 4 dhe 6 persona, si dhe shumë benefite tjera. Hoteli ka 3 premium vila te cilat kanë jakuzi në ballkone dhe sauna në dhoma. Pamja është thjeshtë perfekte.

Menuja e pasur dhe gatimet e shefave të kuzhines janë ekskluzivitet në çdo tavolinë.

“Hotel Sharri” vizitohet çdo vikend nga një numër madh njerëzisht si dhe gjatë ditëve të javës edhe nga emra të njohur të estradës.

“Kosovarja” në vazhdim ua sjellë imazhet e ambientit i cili vërtetë do iu lë gojëhapur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]