fbpx

Hoti: Ia dolëm me pandeminë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Komitetit për COVID-19 ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme në menaxhimin e pandemisë.

Ai ka falënderuar stafin shëndetësor dhe të gjithë punonjësit e vijës së parë në përpjekjen e tyre për frenimin e përhapjes së virusit, njofton Klan Kosova.

“Kemi kaluar një vit të jashtëzakonshëm dhe e them me kënaqësi se ia kemi dalë. Ia kemi dalë në masë të madhe edhe pse kemi pasë resurse të kufizuara. Falënderoj stafin shëndetësor që punuar pa pushim 24 orë dhe ishin të rrezikuar për t’u infektuar. Si komitet keni kryer një punë të jashtëzakonshme. Jeni përballë me vështirësi në zbatimin e masave dhe jo gjithmonë i keni pasë resurset e duhura. E di kur ministri e ka kryer edhe punën e inspektorit. Njësoj edhe drejtorin e SHSKUK-së kur i ka bartë bocat e oksigjenit”.

Hoti ka thënë se në muajt e parë të pandemisë patën frikë nga shumë të panjohura, por se ia kanë dalë duke i përcjellë edhe përvojat e vendeve të tjera.

“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie. Për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe do të fillojmë vaksinimin masiv bazuar në strategjinë e imunizimit. Krejt përgatitjet janë bërë”.

Hoti tha se mori shumë kritika për vonesën e vaksinës, por ai shtoi se punoi në bazë të standardeve të BE-së dhe protokollit të vendit duke mos pranuar vaksina të dyshimta që për origjinë kanë vendet e Lindjes.

“Për disa javë të arrijnë vaksinat,sipas protokollove të Kosovës dhe atyre të BE-së. Do t’i kthehemi normalitetit edhe me ndihëm e partnerëve tonë. Kërkoj nga Komiteti që të mbani nivelin e angazhimit dhe përgjegjësive që keni. Po bëhen një vit e sa që po punoni 24 orë, por jemi në muajt e fundit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]