fbpx

Hoti: Qindra miliona euro i mungojnë ekonomisë së Kosovës pasi Qeveria Kurti s’realizoi investimet e planifikuara

nga Revista Kosovarja

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti.

Hoti në një reagim në profilin e tij ka thënë se rrugët rajonale që janë nisur nga qeveritë e kaluara, s’janë përfunduar nga Qeveria Kurti.

Gjithashtu deputeti i LDK-së thotë se projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë dhe hekurudha për Durrës.

“Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake. Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri:

– Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%

– Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%

– Pandemia covid-19 (2020) 9.7%

– Qeveria Kurti (2021-2024) 10%”, ka shkruar Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]