fbpx

Hoxha nga Prishtina: “Përputhen” është shkatërrim për rininë

nga Revista Kosovarja

Në ligjeratën e xhumasë, imami Husamedin Abazi kritikoi televizionet për atë që po ua servojnë publikut.

Imami Husamedin Abazi në xhaminë “Hasan Beg” në Prishtinë mbajti një ligjeratë lidhur me moralin.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe tek televizionet, ku tha se ajo çfarë po iu servohet publikur është degjeneruese dhe shkatërrim për kombin e rininë.

Gjatë hytbes, hoxha rast konkret përmendi emisionin “Përputhen”, të cilin e kritikoi për konceptin dhe përmbajtjen.

“Ajo që po ndodh në aspektin e televizioneve tona, ajo që po na ndodh si shtet me këto televizione edhe me nga 24 orë se mos të flasim në aspektin e mbramjes. Ajo çka i servohet popullit tonë, andej e këndej kufirit vërtet është çmenduri që jam i bindur se kushdo që ka udhëtuar në perëndim, i kam shiquar televizionet ditore e që nuk ke shancë me pa çka qesin televizionet tona. Ato po bëhen 24 orë, askush nuk e ngritë zërin. Kjo ka të bëjë me shkatërrim të rinisë. Programe prej më të ndryshme, çdo muaj po na del nga një program. Përputhen e çpërputhen, gjëra që nuk i kemi pa në të kaluarën e që janë çmenduri të llojit të vet”, deklaroi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]