fbpx

Hudhra ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt

nga Revista Kosovarja

Arritja e peshës së dëshiruar kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe punë të palodhshme. Me dietën e duhur, orarin e stërvitjes dhe vendosmërinë, ju lehtë mund të arrini humbje të peshës.

Por ekziston edhe diçka që ndihmon të arrini këtë qëllim dhe ajo është pikërisht hudhra.

Hudhra njihet gjithashtu si forcues i imunitetit, ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut për rrjedhjen e qetë të gjakut, siguron uljen e presionit të gjakut dhe gjithashtu siguron ndihmë në mbrojtjen e enëve të gjakut nga dëmtimet. Ajo gjithashtu luan një rol kyç në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Është e mbushur me përbërës të rëndësishëm si vitamina B6 dhe C, fibra, mangan dhe kalcium.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]