fbpx

Humb jetën në QKUK 19-vjeçari që u aksidentua dje në Graçanicë

nga Revista Kosovarja

Sot, në Qendrën Klinike Universitare, ka humbur jetën një 19-vjeçar i cili u përfshi dje në një aksident trafiku në Graçanicë.

Burimet nga Emergjenca thonë për Sinjalin se i riu ishte dërguar dje për trajtim në këtë qendër, por përkundër intervenimeve të mjekëve, ai sot ka vdekur.

19-vjeçari u përshi në një aksident me një veturë tjetër, ku po ashtu mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Trupi i tij i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]