101
Rastet kur personat në vendin tonë ndërrojnë jetë pa e ditur shkakun nuk janë edhe të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi, shkruan Kosovarja.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se një vajzë ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.
Ngjarja ka ndodhur në QKUK, ndërsa në Polici është lajmëruar nga babai i vajzës.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në IML, kurse rasti të hetohet.
/Kosovarja/