fbpx

Humb një person, vajza kërkon ndihmë për gjetjen e tij

nga Revista Kosovarja

Janë të shumta rastet kur raportohet për zhdukje të qytetarëve.

Së fundi një qytetare ka raportuar se babai i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

E njëjta ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin të lajmërojnë atë.

Ajo në detaje ka përshkruar se çfarë kishte veshur i njëjti në momentin kur është larguar nga shtëpia. Burri në fjalë thuhet të jetë nga Prishtina,.

“Personi në foto është babai im dhe është në gjendje depresive. Sot rreth ores 9:00- 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk e dijmë ku gjendet. Veshur ka jakne të zezë, farmerkat dhe puma të kuqe. Poashtu kjo foto është bërë para një viti. Tani mjekrra dhe flokët i janë rritur. Nëse dikush e sheh ju lutem më lajmëroni në nr. 045 545 319 Ju faleminderit”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]