fbpx

Humbën jetën tragjikisht në SHBA, çifti shqiptar varroset sot

nga Revista Kosovarja

Aktori shqiptar, Florind Belliu dhe Ornela Shehi do të përcillen ditën e sotme për në banesën e fundit.

Çifti humbi jetën tragjikisht pasi ra nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin, duke lënë pas dy fëmijë.

Sot, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliu

“Më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në Neë York e më gjërë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu. Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre. Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell. Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit. Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen. Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]