fbpx

Humbi të atin nga kanceri, përlot Ronaldo Sharka: Më ka marrë malli të të ndjej aromën

nga Revista Kosovarja

Ditët kalojnë, por dhimbja veçse shtohet dhe vendin e të atit askush nuk e zvëndëson dot.

Gazetari dhe moderatori, Ronaldo Sharka, së fundmi ka ndarë me ndjekësit se sa shumë mall ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me kancerin duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tij.

Krahas një foto të së atit, Ronaldo shkruan: E gjej veten shpesh duke pyetur mamin çdo ditë që kthehem në shtëpi: Po babi ku është? S’di a e kupton nga atje lart se sa shumë më mungon, por thjesht s’di ç’të bëj e çfarë të them e s’di pse po e shkruaj këtë story, por kisha nevojë ta shprehja, askujt në veçanti ndaj ndonjëherë zgjedh këtë formë të shprehuri. Uroj të jem njeri i mirë sa gjysma jote, më ka marrë malli me ta ndjerë aromën e të zihemi ndopak. Plagët fillojnë mbyllen, por ky dreq malli veç se shtohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]