fbpx

Humolli : BE-ja stimulim i krimit të organizuar, Qeveria të përgatitet për luftë të re në Ballkan

nga Revista Kosovarja

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli në një prononcim për GazetaBlic ka folur për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ku sipas tij janë të padrejta.Humolli thotë se sjellja aktuale e BE-së me Kosovën është stimulim i krimit të organizuar.

“Bashkimi Evropian e ka mbajt Kosovën të izoluar në sanksione prej 99-tës, atë që s’ka mundur të realizojë Serbia e ka bërë BE-ja. Sjellja aktuale e Bashkimit Evropian është stimulim i krimit të organizuar, stimulim i shtetit që ka bërë gjenocid kundër një populli, kundër popujve në Jugosllavi”, tha ai.Sipas Humollit, BE-ja është arsyeja pse ka filluar edhe lufta në Ukrainë teksa i bën thirrje popullit të Kosovës që të përgatiten për luftë të re në Ballkan.
“Ky Bashkim Evropian e ka shkaktuar edhe luftën e Ukrainës, sepse e ka stimuluar Rusinë për të bërë luftë.Populli i Kosovës, Qeveria aktuale duhet të përgatiten për një luftë të re në Ballkan për shkak të Bashkimit Evropian”, tha Humolli për GazetaBlic.Ndryshe, Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor.
Bashkimi Evropian thanë se tashmë është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje”.
“Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor. Komisioni ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së.Tutje, ky zëdhënës tha se masat e marra ndaj Kosovës janë të përkohshme në varësi të zhvillimeve në veri, teksa paralajmëroi se BE-ja po e monitoron edhe përmbushjen e kërkesave nga Serbia.
“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”.“BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, thuhet në përgjigje.
Më tej, ky zëdhënës tha se Bashkimi Evropian “nuk mund të përballojë tensione e dhunë”, teksa sërish bëri thirrje për shtensionim të situatës duke i ndjekur tre hapat e propozuara nga BE-ja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]