fbpx

“Hyremi” te “Sulejmani i madhërishëm” pozon për kopertinën e revistës Vogue Travel

nga Revista Kosovarja

Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, ka vizituar së fundmi Malin e Zi, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Sipas mediave vendase, ajo ka pozuar për versionin turk të revistës Vogue Travel në një nga resortet më të njohura.

Fotografitë janë realizuar nga Mustafa Nurdogda, ndërsa aktorja i ka postuar  edhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Meryem kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë muajin e kaluar dhe u komentua nga kritikët e modës me një fustan të pazakontë nga shtëpia e modës Yanine.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]