fbpx

“I bekuar me dashurinë dhe harenë e saj”, Princ Leka festoj ditëlindjen në praninë e së bijës

nga Revista Kosovarja

Princ Leka festoj ditëlindjen, pak ditë pas asaj të së dashurës së tij, Blerta Celibashi.

Ai e ka kaluar ditën në praninë e së bijës Geraldina, me të cilën ka bërë edhe një video.

“I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”, shkruan Princi.

Eshtë ditëlindja e 43-të e princit Leka, i cili ka lindur në Johanesburg të Afrikës së jugut, më 26 mars të 1982-shit.

Kjo video vjen pas skandalit në Familjen Mbretërore, ku një video që tregonte dhunë mes Princit dhe Elias u publikua nga mediat online.

Duket se ai i ka hedhur pas krahëve ndodhitë e fundit pasi mori urdhër mbrojtje nga Elia dhe babai i saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]