fbpx

I biri rrah nënën dhe të dashurin e saj

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy familjarët e tij.

Sinjali mëson se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe të dashurit të saj.

Ndërkohë, nëna e të dyshuarit ka raportuar në Polici se rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte pasur me të birin.

Lidhur me rastin i cili dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Sulm” dhe “Dhunë në familje”.

Sinjali mëson se prokurori ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]