fbpx

I dinim për “Vëllezër të Mëdhenj”, por të gjitha ishin femra

nga Revista Kosovarja

“Big Brother” është një nga reality show-t më të njohur në botë, që ka arritur të tërheqë audiencë të mëdha për vite të tëra.

E, kur jemi tek ky reality show në Kosovë dhe Shqipëri, duhet kujtuar që ai është udhëhequr nga Yllka Sedellari- Hamiti, Lori e Sara Hoxha dhe Olsa Muhameti, të ashtuquajtura “Motra të Mëdha”, shkruan “Kosovarja”.

Kjo ka sjellë jo vetëm një ndryshim në dinamikën e shfaqjes, por gjithashtu ka shërbyer si një mesazh i fuqishëm për forcimin e pozicionit të gruas në ekran.

Ndryshe, “Big Brother” karakterizohet me sfida e lojëra të shumta që banoret zhvillojnë brenda 100 ditësh, duke pretenduar që të fitojnë çmimin e madh që është në vlerë prej 100 mijë euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]