fbpx

I dyshuari për vrasjen e nënës kishte biletë kthimi për Gjermani, gjykatës i tha se “ndodhin këto gjëra”

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Urim Hyseni, pasi i njëjti dyshohet se dje e ka vrarë nënën e tij.

Në lidhje me këtë, eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.

Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash.

Tutje, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij, raporton Klankosova.tv.

Më tej, gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte nxjerr biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]