fbpx

I jepet lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy të mitur

nga Revista Kosovarja

Lulzim Fejzullahut iu dha lamtumira e fundit sot në varrezat e qytetit në Podujevë. 18-vjeçari vdiq dje në QKUK, si pasojë e plagëve të rënda që mori nga rrahja brutale ditë më parë.

Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të asaj ane.

Policia njoftoi sot se trupi i pajetë i të riut u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

18 vjeçari ishte rrahur brutalisht me shkop nga disa persona më 15 janar.

Lidhur me rastin, policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje. Ata fillimisht dyshoheshin për “vrasje në tentavitë”, ndërkaq tash ngarkohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy të dyshuarit janë të mitur.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë“

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]