fbpx

I madhi Lazim Destani edhe në prag të këtij Bajrami pranë familjeve në nevojë

nga Revista Kosovarja

Intelektuali, biznesmeni dhe filamtropi i madh shqiptar, Lazim Destani, i njohur në botë për të arriturat e tij në fushen e biznesit, vazhdon tu dalë në ndihmë familjeve që kanë nevojë.

Në prag të festës së Bajramit, Destani ka bërë të ditur se bashkë me kompaninë e tij “Ecolog” janë në mbyllje të një aksioni të madh për përkundësje ndaj familjeve në nevojë në Tetovë.

Në postimin e fundit në faqen e tij zyrtare në Instagram, Lazim Destani shkruan: “Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë.
Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth.
Me këtë rast e falënderoj të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]