61
Aurela Hoxha në asnjërën nga pritjet e ëmbla nuk ka zbuluar foto me barkun e rrumbullakosur.
Bukuroshja shqiptare tha se e ka bërë këtë gjë pasi nuk donte të komentohej për format e saj teksa po përjetonte një ndjenjë aq të bukur.
Dhe për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë se si modelja është dukur gjatë muajve të pritjes së ëmbël, më në fund kanë mundësi ta shohin.
Aurela u bë nënë për herë të parë e një djali një vit e gjysmë më parë, ndërkohë që vetëm para 2-muajsh u bekua me një vajzë.