70
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.
Një i mitur ka kërcënuar familjen e tij.
“DHUNË NË FAMILJE”
Prishtinë, 06.04.2021 – 00:20. Njësiti policor ka shoqëruar në QKUK të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Është konfiskuar një thikë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.