fbpx

I pari Archie, por si do të quhet fëmija i dytë i Meghan-it dhe Harry-t?

nga Revista Kosovarja

Në rast se nuk e keni marrë ende vesh, Archie do të bëhet një vëlla i madh. Meghan Markles dhe princit Harry njoftuan se ata janë “shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë” dhe dukesha pritet të lindë në fund të pranverës.

Ndërsa Meghani dhe Harry kanë hequr dorë nga detyrat e mbretërisë, ata janë ende anëtarë të familjes mbretërore, kështu që shumë po pyesin veten se cili do të jetë titulli që do të mbajë fëmija i dytë i tyre. Përgjigjja: Është e komplikuar, por Bebi Sussexi, ka të ngjarë të mos ketë fare një titull – ashtu si Archie.

Kur lindi Archie, Meghani dhe Harry mund t’i kishin dhënë atij titullin “Earl of Dumbarton” (një nga titujt shtesë që princi Harry e mban), por çifti vendosi që Archie të mos merrte asnjë titull, sepse donin ta jetonin jetën e tyre në qetësi. Dhe duke pasur parasysh vendimin e marrë për Archien dhe rregullat e komplikuara mbretërore rreth titujve, me shumë mundësi Meghani dhe Harry nuk duan që i voglushi i tyre të mbajë një titull, por vetëm mbiemrin Mountbatten-Windsor.

Megjithatë do theksuar se, kur princii Charles të jetë mbret, Archie dhe vëllai-motra e tij do të kenë të drejtë të quhen princ- princeshë, nëse duan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]