fbpx

I pata dy fejesa të dështuara, a do të kem fejesë të tretë?

nga Revista Kosovarja

Zonja magjistare, jam 35-vjeçare. Jam e punësuar në një institucion publik. I kam pasur dy fejesa të dështuara.

Para gjashtë vitesh u fejova dhe pas tre muajsh i fejuari pësoi në aksident trafiku. U dëshpërova shumë dhe mendova se çdo gjë mori fund.

Por, fati deshi që pas katër vitesh të fejohem përsëri dhe pas disa muajsh edhe ai pësoi aksidentalisht…

Tani jam në depresion dhe më nuk shoh të ardhme në këtë aspekt. Kam frikë se diçka e keqe është kurdisur në mua, saqë nuk kam dëshirë të marrë në qafë askënd.

Jam bërë me komplekse se unë jam fajtore pse humbën jetën dy të fejuarit e mi…

A ta lë interesimin për martesë apo të interesohem për fejesë të re?

“Shkuan dy fejesa…”

Përgjigje:
Raste të tilla ka mjaft. Rastësitë e ngjashme ndodhin çdo kund në botë. Por, sipas shpjegimeve psiko-analitike, edhe rastësitë e tilla janë të programuara. T’i tregojmë disa është me shumë rëndësi:

Një plumb i shkrepur në një njeri 25 vjet më parë e ka lënë të vrarë të njëjtin person pas 25 vitesh. Tregimi është i gjatë, por ka ndodhur më 1913, në SHBA:

E fejuara e një fermeri bën vetëvrasje. Vëllai i saj shkrep plumb në dhëndrin, por plumbi ngulitet në dru.
Pas 25 vjetësh, kur ishte prerë druri, plumbi i ndodhur në të e vret fermerin, të fejuarin e vajzës që dikur bëri vetëvrasje!

Një rast tjetër kishte ndodhur në Teksas, kur i njëjti taksist, po me të njëjtin pasagjer në veturë dhe në të njëjtin vend kishte shkelur dy binjakët në të njëjtën datë për dy vjet radhazi.

Gjykimi për këtë rast ka zgjatur shtatë vjet dhe njihet në kalendarin e rastësive koincidenciale.

Pra, edhe kjo që të ka ndodhur ty, ka bazë të jetë një fatkeqësi koincidenciale, ku gjërat kanë ndodhur rastësisht, por ku rastësia e ka një program të koincidencës.

Megjithatë, vazhdo ta kërkosh fatin! Mos mbaj fshehtë asgjë nga personi që do ta kesh, por sqaroja të gjitha detajet.

Të sugjeroj: Mos shpall fejesë të re, por martohu drejtpërdrejt!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]