fbpx

I penduar për lidhjen me Melisën dhe “shumë i lumtur” me dikë tjetër?!

nga Revista Kosovarja

Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet

. Së fundmi Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan. Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren, dhe ka nisur një romancë të re.


Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.
“Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”, u shpreh ai.
Më pas ai u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.
“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë.

Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit, asnjëherë. Nuk dua të flas më shumë”- u shpreh ai.
Ai deklaroi se është penduar që ka hyrë në Për’puthen, madje edhe se është lidhur me Melisën.
“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën.

Nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”, u shpreh Andi.
Në lidhje me lajmet që qarkulluan dhe aludimet se Melisa mund të ketë nisur një romancë me reperin Majk, komenti i Andit ishte: “Nuk më intereson fare. Nuk kam asnjë ndjesi, nuk më intereson.”

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]