fbpx

I rregulluat thonjtë, por sa gjatë duhet ta mbani xhelin pa e ndërruar ose hequr?

nga Revista Kosovarja

Një nga eksperiencat më të këndshme në jetë është padyshim rregullimi i thonjve me xhel.

Mirëpo, shumë nga ne nganjëherë edhe mburreni se thonjtë na mbajnë deri në tre katër javë, e disa të tjerë qahemi që nuk arrijnë këtë cak javor.

Sipas ekspertëve, nëse i mbani thonjtë për më shumë se dy javë, po bëni gabim!

Periudha e duhur kohore për të mbajtur thonjtë me xhel, pa rrezikuar mirëqenien e thonjve, është dy javë. Edhe pse thonjtë mund t’ju duken në formë perfekte dhe s’kanë nevojë të ndërrohen, nëse nuk i hiqni mund të dëmtoni thoin tuaj.

“Sa më gjatë ta mbani xhelin në thoin tuaj, aq më shumë konservohet, duke e bërë të pamundur heqjen e tij.”- shprehet ekspertja Evelyn Lim për “Cosmopolitan”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]