fbpx

Ia bleu vet biletën, djaloshi lë të dashurën pasi Chris Brown i bëri vallëzim provokues në prehër

nga Revista Kosovarja

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e turneut të tij, “Under The Influence”.

Këngëtari 33 vjeçar, performoi kërcimin erotik gjersa interpretonte këngën e tij “Take You Down”, shkruan DailyMail.

Por i dashuri i pjesëmarrëses në këtë performancë të zjarrtë mbeti i tërbuar teksa pa atë që e dashura e tij dhe këngëtari me famë botërore bën në koncert.

E gjithë videoja në fjalë ishte postuar dhe bërë virale në TikTok.

Në video, bukuroshja brune dukej e gëzuar teksa ishte e ulur në një karrige, kur Chris hipi mbi të dhe filloi të interpretonte me gjeste të turpshme.

Partneri i saj Dash u ofendua për aktin e kryer në skenë, duke shkruar krahas postimit të tij: “Pikëpamje: Blej biletën e të dashurës sime në rreshtin e parë për të parë Chris Brownin”.

Ai shtoi: “Unë dua 500 funte dhe të dashurën time të më kthehen mbrapsht”.

Por kur një ndjekës komentoi duke e pyetur nëse janë ndarë, Dash shkroi: “Thjesht për të informuar të gjithë në lidhje me koncertin e Chris Brownit, nuk jam më me të dashurën time, por ajo tha se nuk mendon se ajo që bëri ishte e gabuar”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]