fbpx

“Ia çanë kokën me stupca bejsbolli, pjesën e epërme të kokës nuk e ka pas”, rrëfehet xhaxhai i Lulzimit nga Podujeva

nga Revista Kosovarja

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV.

Ai në këtë emision është rrëfyer se si ndodhi rasti i rrahjes së Lulzimit nga dy të rinjt në Podujevë.

Fejzullahu ka treguar se Lulzimi ishte pa dy prindërit e tij.

“Ai ka qenë djali i vëllai tim. Lulzimi si 18 vjeçar ka punuar në hnjë hamburger sa me marr një pagë minimale prej 250 eurove”, thotë ai, teksa tergon se babai i ka vdek në 2015, ndërsa nëna në 2020.

Ai tregon se më 13 janar Lulzimi ka shkuar te një frizer për me i pre flokët.

“Aty të dy vrasësit, njëri paska qenë aty dhe thotë se është në rend para atij. Lulzimi i thotë në rregull, ai ka dal me pi duhan dhe karriga ka mbet bosh. Ai i ka thanë pronarit të lokalit a hi qethem pasi është bosh karrika. Ai pastaj i ka thanë se unë hi qethem kur du unë. Lulzimi është idhnu e ka marr jaknën dhe ka dalë jashtë. Ka nis me ardhë prej shpije. Ndërsa ditën e diele, motra e vet Luljeta i ka thanë shko merr bukë për mëngjes. Në rrugën kryesore kur ka dal e ka pa kerrin që po e përcjellë. Dy vet aty. Lulzimi është kthye me ardhë në shtëpi. Ata e kanë përcjellë me kërr. Policia i ka kamerat. Së pari e kanë shkel me kerr. Së dyti janë dal me stupca bejsbolli kanë sjellë në të. E kanë rrëzuar me kërr. Pastaj janë dal e kanë rrah stupca e kanë alivanosë dhe ia kanë ça krytë. Pjesën e epërme të kokës nuk e ka pas”, rrëfen tutje xhaxhai i Lulzimit.

Ai ka thënë se “Lulzimin nuk mujti me mrojtë prej kriminelëve shqiptarë”.

“Ma vranë djalin pa arsye, kërkoj drejtësi”, thotë ai.

Tutje ai është lutur që ky rast të jetë i fundit në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]