fbpx

Ia vjedhin atletet në derë të shtëpisë, reagon Gold AG: Ramazani dikujt nuk ia lë shenjë

nga Revista Kosovarja

Artisti i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv dhe ndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

Ai së fundmi ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se një person ia ka vjedhur dy palë atlete përpara hyrjes së ndërtesës ku jeton.

Në lidhje me këtë, Arian Agushi (emri i vërtetë) ka publikuar momentin e zënë nga kamerat duke shtuar se nëse do t’ia kërkonte, do t’ia dhuronte me shumë dëshirë.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):
“Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.

Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë

Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.

Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

Allahu të udhëzoftë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]