fbpx

Ide për iftar, mish qengji i pjekur në jogurt

nga Revista Kosovarja

Asnjë rast solemn nuk duhet të kalojë, pa pasur në tryezë së paku një gjellë me mish qengji,e sidomos siq është edhe iftari.

Ja njëra ndër mënyrat e gatimit – me jogurt e gjitha duket perfekt!

Përbërësit:

▪ 1 kg mish qengji tul nga shpatullat,
▪ 400 ml jogurt,
▪ 800 ml ujë,
▪ 250 g oriz,
▪ 5 vezë,
▪ 1 lugë erëza të përziera,
▪ vaj, kripë, piper i bluar i zi

Përgatitja:

Ujin qiteni në tenxhere dhe qiteni mishin e qengjit që të zihet.

Në një enë rezistuese nga zjarri paraprakisht qiteni orizin e pastruar dhe qitni ujë nga uji i vluar i mishi.

Shtoni erëzat e përziera dhe piqni 15 minuta në 180 gradë Celsius.

Thyeni vezët me pirun, shtoni jogurtin dhe bashkoni.

Nxirreni enën rezistuese nga furra, nëpër oriz rendisni mishin e zier dhe qitni përzierjen e vezëve dhe jogurtit.

Kthejeni enën në furrë dhe piqeni edhe 30 minuta në të njëjtën temperaturë.

Gjellën shërbejeni të ngrohtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]