fbpx

Ide për takime të dashurisë në ditët e verës

nga Revista Kosovarja

A jeni gati për t’i ndryshuar për mirë gjërat këtë verë? Derisa moti është i nxehtë, është koha e përsosur për të sjellë risi të shumta në jetën tuaj të dashurisë.

Bëhuni gati për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje afatgjatë ose po filloni një romancë të re, duhet të keni ide për takime në të cilat duhet të keni aventurën, romancën e argëtimin.

Një prej vendeve ideale është një piknik në plazh, në kohën kur perëndon dielli. Do të ishte e mrekullueshme nëse bashkë me partnerin apo partneren tuaj, kënaqeni me pamjen e detit dhe perëndimit të diellit.

Për ata që janë të dhënë pas aktiviteteve fizike dhe natyrës, për të dalë nga përditshmëria do të ishte mirë të shkoni për hiking dhe të merrni me vete ushqime për të krijuar një piknik në mes të bukurisë së maleve.

E ndjenjë e veçantë për të dy ju do ishte edhe shikimi i një filmi në ambient të jashtëm. Për të qenë më rehat merrni dyshekë, jastëk e batanije, pos ushqimit, pijeve e skren-it të filmit.

Pos këtyre preferohet të dilni edhe në një shëtitje me anije apo varkë, si dhe të vizitoni ndonjë muze, shkruan Beezzly

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]