Mbrëmë nga kamerat e mediave është kapur një burrë, duke goditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Me të dalë nga dera, ai e kishte goditur gruan e tij mbapa kokës.
E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rasti.
Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e tyre dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me Prokurorin e Shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti.