fbpx

IKShPK-ja uron qytetarët për Vitin e Ri: Ju lutemi, vazhdoni kujdesin ndaj COVID-19

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka uruar qytetarëve Vitin e Ri duke bërë thirrje për kujdes ndaj COVID-19.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar”.

“Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, IKShPK-ja bën të ditur se janë duke vazhduar testimet dhe gjurmimin e të gjitha rasteve teksa kanë bërë thirrje për vaksinim.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]