fbpx

Viktima e sulmit seksual në Vushtrri është një 80-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Me një situatë të rëndë është përballur një grua e moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është B.B është arrestuar.

Ai dyshohet se ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së 80-vjeçares J.T., e cila ishte e vetme në shtëpinë e saj dhe të njëjtës i ka kërkuar t’ia japë disa para të cilat pretendonte se ia ka borxh.

Në momentin që viktima ka refuzuar t’ia japë paratë, 42-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka hequr pantallonat e tij dhe ka filluar ta zhvesh me dhunë të moshuarën.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë B.B.

I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa më vonë është arritur që të arrestohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]