Ilir Berani, tekstshkruesi e kompozitori i njohur kosovar, është bashkëshort e baba i lumtur.
Ai, sot në faqen e tij në Facebook ka lënë një shkrim mjaftë të ndjeshëm e të përzemërt me rastin e ditëlindjes së të birit, Redonit, shkruan “Kosovarja”.
“Shume urime ditelindja e 24 djali im Redon! Zoti te shperblefte me ma te mirat e kesaj jete. Ti do te jeshe gjithmone ne lutjet dhe deshirat e mija. Uroj qe miresia e fisnikeria jote te shperblehen me shendet e lumturi. Uroj qe nje dite ta gjeshe dashurine e jetes e te behesh prind i nje femiu te mire siq je ti Atehere do ta kuptosh qellimin dhe bukurine e jetes Atehere do te me kuptosh edhe mua Ndjenjen qe e kam une per ty e perjetofshe ti gjithmone Te dua shume Babuqi jot!”