fbpx

Ilir Meta e ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve

nga Revista Kosovarja

Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Meta ka uruar që shpejt të krijohen institucionet dhe të punojnë në të mirë të Kosovës.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.
Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes” shkruan Meta në urim.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3764854286894150

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]