Ilir Shaqiri ka dhënë pas dasmës një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur gjatë për ditën e tij më të rëndësishme.
Iliri tregoi se dasma ishte e gjitha surprizë për Emanuelën, e cila kur e kishte gjetur veten në altar kishte shpërthyer në lot.

Ky spektakël, sepse më pëlqen ta quaj të tillë, ishte ndërtuar në katër pjesë:
1.Zbulimi i surprizës, pritja nga Erioni dhe Emily në altar buzë detit.
2.Darka me Orgesën me bandin e saj të mrekullueshëm, më pas pata një surprizë nga mikesha e familjes Irma Libohova, së bashku me Valonin dhe Ermalin, pastaj me Genën dhe bandin e tij fantastik, me kërcime, me veshje tradicionale, me Napolonin, me kërcimin me mamin tim, sepse atë natë përsëritëm valsin e lumturisë të kënduar nga diva jonë Inva Mula, njësoj si në natën finale të “Big Brother VIP” dhe emocionet u përsëritën shumëfish më shumë.
3.Prerja e tortës me fishekzjarre dhe urimi i ditëlindjes së Emanuelës, e cila e kishte pikërisht në 28 maj.
4.Dhe pjesa e fundit buzë detit, me zjarre, me kitarë, me Valonin, me Ermalin, me Genën duke kënduar, duke shijuar pijet e fundit kështu që më mirë se kaq unë nuk besoj se mund të bëhej. Çdo gjë erdhi shumë natyrshëm si spektakël i vërtetë.”, tregoi Iliri.