fbpx

Ilir Shaqiri: Ja cili është ndryshimi mes meje dhe Luizit

nga Revista Kosovarja

Ilir Shaqiri ishte së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan topi”.

Balerini i mirënjohur ka komentuar lojën e Luizit në “Big Brother VIP” dhe diferencën mes tij dhe këngëtarit.

Shaqiri është shprehur se në ndryshim nga ai, Luizi flet shumë dhe pa i folur shumë.

“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë edhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij. Ama, mendoj që ai ka një super-durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe do ta bëjë që të jetë on top. Ne na erdhi çdo gjë shumë natyrale, nuk u kacafytëm, nuk u masakruam që ditët e para sepse asnjëri prej nesh nuk njihte tjetrin dhe asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje. Këtë vit kanë ardhur më të përgatitur”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]