fbpx

Ilir Shaqiri kështu po e merr me të mirë gruan

nga Revista Kosovarja

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, këtë të shtunë organizon ceremoninë e premtuar të martesës.

Pas daljes nga “BBV”, ai ishte i ftuar në shumë intervista të ndryshme e në njërën nga intervistat e tij, pati përmendur se po planifikonte të bënte një dasmë.

Si duket ka ardhur momenti dhe ai bashkë me partneren e tij do të drejtohen tek altari këtë fundjavë.

Siç mësojmë Ilir ka zgjedhur një restorant buzë detit në Durrës ku do të jenë mbi 100 të ftuar, shkruan “Kosovarja”.

Kujtojmë se balerini shqiptar është i martuar me aktoren italiane Emanuela, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Emily. Ilir, pat pranuar në BBV se e kishte tradhtuar Emanuelen gjatë kohës sa ata ishin të martuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]