fbpx

Imami Elvis Naçi reagon pas rastit të vrasjes së shtatzënës në QKUK

nga Revista Kosovarja

35-vjeçarja nga Lipjani që u vra ditën e sotme (e mërkurë) në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka tronditur vendin.

Gruaja me inicialet H.M. dyshohet se u vra nga ish – burri në oborrin para Klinikës së Gjinekologjisë derisa kishte dalë për të blerë gjësende.

Ky rast tronditës ngjalli reagime të shumta e në mesin e tyre së fundmi edhe teologu dhe Imami shqiptar, Elvis Naçi.

Ai ka shkruar një status në profilin e tij zyrtarë n Facebook duke u shprehur i prekur nga rasti i rëndë: ”Një foshnje do të dilte këto ditë në jetë, mbase nesër mbase pasnesër, do të shikonte nënën, atë që e mbajti 9 muaj, që me sa mall e priste, sa ka duruar për ta parë, mes dhimbjeve dhe vështirësive, por dy krisma t një arme gjakatare në kokë ia mori jetën të dyve”./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]