fbpx

Imami kosovar ka një kërkesë për Policinë e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Imami i njohur, Labinot Maliqi i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të angazhohet më shumë e më seriozisht në parandalimin dhe kapjen e shitësve të lëndëve narkotike.

“Shitja dhe konsumimi i drogës në masë kaq të madhe, e sidomos nga të rinjët tanë, është një tregues i qartë sesa joseriozisht dhe pa interesim është trajtuar ndër vite kjo dukuri shkatërruese nga Institucionet e Sigurisë së Kosovës. Shëndeti i të rinjëve tanë është duke humbur, kjo duhet ta alarmoj secilin institucion dhe qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]