fbpx

Imami kosovar: Rezultatet e PISA-s tregojnë se a meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo

nga Revista Kosovarja

Imami kosovar, Labinot Maliqi thotë se rezultatet e testit PISA janë treguesi më i mirë se a e meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo.

Maliqi thotë se SBASHKU duhet të kërkojë nga mësimdhënësit ta ngritin profesionalizmin në punë, para se të kërkon rritje pagash për ta.
“Rezultatet e PISA-së, janë treguesi më i mirë se a e meritojnë mësimdhënësit rritjen e pagave apo jo. Po të zbatohej si duhet korniza kurrikulare parauniversitare nga mësimdhënësit, do të ngritej niveli i diturisë dhe shkathtësitë e nxënësve, si dhe nuk do ta kishim këtë rezultat turpërues në PISA gjatë këtyre viteve.

Shkollat janë institucione edukative dhe arsimore, që në fakt as njërën dhe as tjetrën nuk e gjenë mirëfilli të zbatueshme në Kosovë, e jo Qendra për Punë Sociale. SBASHKU, le të kërkoj nga mësimdhënësit ta ngritin profesionalizmin në punë, para se të kërkon rritje pagash për ta”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]