fbpx

Incident në Finalen e “BBVA” – Riki rrëzohet në skenë gjatë performancës, publikohen pamjet

nga Revista Kosovarja

Një moment i papritur ndodhi gjatë natës finale të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, kur këngëtari Riki, teksa po performonte live në skenë, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua përpara publikut të gjerë dhe kamerave.

Incidenti ndodhi ndërsa ai ishte në kulmin e interpretimit të tij, duke i dhënë skenës një atmosferë elektrizuese, shkruan “Kosovarja”.

Për fat të mirë, Riki u ngrit menjëherë dhe vazhdoi performancën me profesionalizëm, duke marrë duartrokitje të forta nga publiku.

Ky moment u bë menjëherë viral në rrjete sociale, ku fansat e tij reaguan me shqetësim, por edhe admirim për mënyrën si ai e përballoi situatën.

 

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]