fbpx

India çon mjekë në bjeshkë për t’i vaksniuar çobanët, 6 orë ecje e kalërim

nga Revista Kosovarja

Në kohën kur India po ngutet që të vaksinojë sa më shumë njerëz kundër sëmundjes Covid-19, punëtorët shëndetësorë shpesh detyrohen që të ngjiten në male të rrezikshme dhe terrene të vështira për të arritur deri te banorët e zonave të skajshme.

Në rajonin verior, Lidderëat, më shumë se 100 kilometra larg kryeqytetit të pjesës indiane të Kashmirit, ekipet mjekësore janë detyruar t’i kalojnë gjashtë orë ecje në këmbë e kalërim të ngadalshëm për të arritur te disa fise që jetojnë në bjeshkë.

Në një mëngjes të ditëve të fundit, agjencia Reuters iu bashkua një ekipi shëndetësor që e mori një rrugë të tillë.

Në një livadh të rrethuar nga majat e maleve, punëtorët e rregulluan vendin e vaksinimit, duke veshur rroba mbrojtëse përderisa njerëzit mblidheshin.

“Ata nuk janë plotësisht të edukuar apo të vetëdijshëm për vaksinimin. Ne u desh të flisnim me ta, t’i motivojmë për t’i bindur dhe për t’i mobilizuar. Është një proces i ndërtimit të besimit. Në fillim kishte ngurrim”, tha Nasir Khan, zyrtar lokal shëndetësor.

Ndonëse është në mesin e prodhuesve më të mëdhënj të vaksinave kundër koronavirusit, India ka detyrë të vështirë për vaksinimin e popullsisë 1.3-miliardëshe, pjesërisht edhe për shkak të sfidave logjistike për t’i përfshirë edhe zonat e largëta dhe për shkak të skepticizmit e mungesës së njohurive të një pjese të popullsisë rreth vaksinimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]