fbpx

Infermieri shkoi për t’i dhënë ndihmë, por sulmohet nga pacienti kosovar

nga Revista Kosovarja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më 29.03.2021 rreth orës 17:10 minuta, gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit infermieri I.S.

Pas thirrjes telefonike prej familjarit për vizitë shtëpiake kanë shkuar ekipi prej 3 punëtorëve shëndetësorë dhe gjatë kontrollimit të pacientit derisa po ofronte shërbime shëndetësore për pacient është sulmuar fizikisht infermieri I.S.

Sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të mos fotografohet dhe mos të bënte video stafit mjekësor, mirëpo familjari i pacinetit ka filluar të bënte foto dhe duke incizuar me video, në ato momente sulmuesi e ka sulmuar fizikisht infermierin në fjalë. Për këtë rast është njoftuar menjëherë policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

FSSHK–ja fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

Punëtorët shëndetësor në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë Pandemie andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]